No menu items!

Sot përpjekja e 28-të për konstituimin e Kuvendit

Vazhdimi i njëzetetetë i seancës konstitutive të legjislaturës së nëntë mbahet sot nga ora njëmbëdhjetë.

Deputetët e zgjedhur do të tentojnë sërish t’i japin fund ngërçit politik të krijuar me mos konstituimin e Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e nëntë shkurtit, por duket se kjo do të jetë e pamundur pasi Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa nuk kanë votat e mjaftueshme për të sjellë në foltore për katër vjet Albulena Haxhiun, e propozuar për të udhëhequr institucionin.

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e NISMA janë kundër emrit të propozuar për kryetar të Kuvendit. Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa kanë hedhur gjashtë herë në votim Albulena Haxhiu dhe në mungesë të votave po kërkojnë votimin e fshehtë, raporton kp.

Grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka dërguar për interpretim në Kushtuese mënyrën e fshehtë të votimit.

Në rast të dështimit të sotëm të seancës për konsitutimin e Kuvendit të ri, atëherë do të shkohet me vazhdimin e njëzetenëntë pas dyzet e tetë orësh, më datë nëntë qershor.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.