No menu items!

Sot pritet të anulohen fluturimet nga Kosova për në Gjermani, shkak greva atje

Një grevë njëditore e punëtorëve po zhvillohet në 13 aeroporte të Gjermanisë, përfshirë Frankfurtin dhe Mynihun, duke shkaktuar anulimin e shumicës së fluturimeve, raporton Gazeta Sinjali.

Greva, e cila do të zgjasë 24 orë, është organizuar nga sindikata ver.di dhe përfshin punonjës të sektorit publik, si dhe personelin e sigurisë.

Në lidhje me këtë, Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se pritet të ketë anulime të fluturimeve.

“Për shkak të grevës së përgjithshme të punonjësve të operimeve në aeroportet gjermane, gjatë ditës së sotme pritet të ketë anulime të fluturimeve për linjat direkte që lidhin këtë rajon me Gjermaninë.”, thuhet në njoftimin e tyre

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.