Deputetët do të tentojnë për herë të 40-të, sot në orën 11:00 të konstituojnë Kuvendin e Kosovës.
Ndryshe, të dielën nën drejtimin e kryesuesit Avni Dehari ka vijuar punimet seanca konstituive e Kuvendit.
Kryesuesi Dehari kërkoi nga subjektet politike që nuk i kanë propozuar emrat për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, me votim të fshehtë (PDK, LDK, Lista serbe dhe AAK-Nisma), që ta bëjnë këtë.
Lidhur me këtë pati mospajtime nga deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, përkatësisht Vlora Çitaku, Hykmete Bajrami dhe Time Kadriaj.
Kryesuesi Dehari rikujtoi se në seancën konstituive nuk lejohet debati. Më pas përbërja e komisionit, me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës, u hodh në votim.
Me 53 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi nuk pati kuorum për vendimmarrje.