Kombëtarja e Spanjës dhe ajo e Francë do të luajnë mes vete në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kampionatit Evropian “Gjermani 2024”.
Spanja dhe Franca janë dy kombëtaret e para të cilat kërkojnë një vend në finalen e madhe të Kampionatit Evropian.
‘La Roja’ dhe ‘Les Blues’ do të ndeshen mes vete në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin Allianz Arena të Munihut me fillim nga ora 21:00.
Ekipi i Luis de la Fuente do t’i ketë tri mungesa të mëdha në këtë ndeshje, ndërsa Didier Deschamps e ka ekipin e kompletuar.


