No menu items!

Spiropali: Gratë, forcë transformuese në siguri dhe zhvillim

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, mori pjesë në Forumin e tretë Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, në Prishtinë, ku theksoi rolin vendimtar të grave në ndërtimin e paqes, sigurisë dhe demokracisë në rajon.

Ajo vlerësoi udhëheqjen e presidentes Vjosa Osmani dhe përkushtimin e Kosovës për përfshirjen e grave në procese vendimmarrëse, duke rikujtuar gjithashtu kontributin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për agjendën “Gratë, Paqja dhe Siguria”.

Spiropali nënvizoi se përfshirja e grave nuk është opsionale, por themel për paqe të qëndrueshme. Ajo kujtoi kontributin e Shqipërisë në promovimin e Rezolutës 1325, duke theksuar investimet në edukim, pjesëmarrje politike dhe mbrojtje nga dhuna gjinore.

“Kjo nuk është një kauzë vetëm për gratë, por për gjithë shoqërinë,” u shpreh Spiropali, duke theksuar se Shqipëria mbetet e përkushtuar në bashkëpunim me Kosovën dhe aleatët ndërkombëtarë për ndërtimin e një të ardhmeje me barazi dhe siguri për të gjithë.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.