Janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen që Kosova do ta zhvillojë ndaj Rumanisë të premten në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Ndeshja Kosovë – Rumani i takon Grupit 2 të Ligës C të Ligës së Kombeve dhe shihet si përballja kryesore e këtij grupi.
Biletat në shitje u lëshuan më 23 gusht dhe të gjitha janë shitur nëpërmjet platformës “online”, ku vetëm ato në zonën VIP 1 dhe VIP 2 janë ende .
Kosova ndaj Rumanisë ka luajtur edhe dy ndeshje. Në Prishtinë ndeshja e zhvilluar më 16 qershor të vitit të kaluar kishte përfunduar pa gola, 0-0, kurse kishte humbur në Bukuresht më 12 shtator, me rezultatin 2-0.
Të dyja ndeshjet i zhvilloi në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.
Në ndeshjen e kaluar mes Kosovës dhe Rumanisë, rreth 40 huliganë rumunë ishin në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Ata bënë thirrje turpëruese si “Kosova është Serbi” dhe u larguan me forcë nga stadiumi nga forcat e policisë.
Në anën tjetër, ndeshja në Bukuresht u ndërpre për 40 minuta shkaku i thirrjeve të tilla dhe pankratave kundër Kosovës. /Telegrafi/