No menu items!

Statovci: Lista Guxo ka qenë e hapur për postin e kryeparlamentarit

Disa javë më parë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një intervistë për televizionin publik, deklaroi se nuk mund t’ia jap pozitën e kryeparlamentarit një partie me tre deputetë siç është Nisma Socialdemokrate përderisa është në koalicion me partinë Alternativa dhe Guxo, e cila ka gjashtë deputetë

Lidhur me këtë deklaratë të Kurtit, deputetja e Listes “Guxo”, Jeta Statovci ka folur të mërkurën në emisionin “Ditari” në Tëvë, ku ka thënë se si subjekt kanë qenë të hapur në rrafshin e diskutimit për përfaqësim në ekzekutiv.

Megjithatë, sipas Statovcit edhe në kuadër të diskutimeve të brendshme të GUXO-s është llogaritur që kjo pozitë i takon partisë më të madhe në vend, Vetëvendosjes.

“Ne kemi diskutuar disa here çështjen se ku bazohet përzgjedhja jonë, pra bazohet në legjitimitetin qytetar si dhe në balancin gjinor që ne e kemi konsideruar të rëndësishëm, mirëpo gjithashtu atë çfarë na e përcakton edhe kushtetuesja në kuadër të përfaqësimit, propozimit dhe delegimit që e bëjmë si subjekti më I madh dhe fitues. Edhe për shkak të forcës së tyre politike ku dhe ne si Guxo jemi partnerë, pra në përbërje prej 6 deputetësh e Nisma në këtë rast është një subjekt me 3 deputetë në Kuvendin e Kosovës po kemi qenë të hapur në rrafshin e diskutimit për përfaqësim në ekzekutiv, mirëpo është diskutuar pa një verdikt final çështja e pozitës së kryeparlamentarit pasi që edhe në kuadër të diskutimeve tona të brendshme është llogaritur që është një pozitë dhe një funksion I cili I takon partisë më të madhe në vend”, është shprehur ajo.

Ndryshe, të mërkurën ka dështuar edhe përpjekja e 26-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, pasi e propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje për postin e kryeparlamentarit, Albulena Haxhiu, sërish nuk e ka marrë përkrahjen e nevojshme.

Seanca e rradhës konstituive e Kuvendit u caktua të mbahet nesër më 5 qershor, për shkak se të premten është festa zyrtare e Kurban Bajramit./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.