No menu items!

Stoltenberg: Gabim i madh historik nëse NATO-ja e lejon Putinin të triumfojë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka kërkuar nga anëtarët e NATO-s që të dërgojnë në mënyrë të përshpejtuar sa më shumë ndihma ushtarake në Ukrainë, për të evituar “gabimin e madh historik” që Rusia të fitojë në fushën e betejës.

Stoltenbergu ka thënë se ukrainasve nuk “po u shpenzohet kurajo, por municioni”, raportoi Sky News.

“Së bashku e kemi kapacitetin që ta furnizojmë Ukrainën me atë që i nevojitet”, është shprehur të enjten Stoltenbergu, gjatë fjalimit të tij derisa po shpaloste raportin e vitit 2023.
Shtetet e NATO-s duhet të veprojnë shpejtë sipas tij, pasi vonesat do të çojnë në pasoja të mëdha në fushën e betejës”, sipas tij.

“Ky është një moment kritik. Do të jetë një gabim i madh historik nëse e lejojmë Putinin të triumfojë”, ka thënë Stoltenberg.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.