No menu items!

Stoltenberg ia kujton Kurtit: FSK nuk shkon në Veri pa lejen e KFOR-it

Sekretari i NATO-së, Jens Stoltenberg ka folur para mediave pas takimit që ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Stoltenberg nuk ka lënë pa e përmendur zotimin NATO-Thaçi për mos-hyrjen e FSK-së në veri pa marrëveshje me KFOR-in, të cilën Kurti e cilësonte si “marrëveshje sekrete” dhe të cilën e kishte dërguar në Prokurori, shkruan lajmi.net.

“Kjo është diskutuar dhe e mirëpres që autoritet e Kosovës vazhdojnë të mbështetësin marrëveshjen e vitit 2018, që FSK të mos kalojë në pjesën veriore pa marrëveshjen e KFOR-it.Kjo reflekton sensitiviten e situatës dhe është mënyra më e mirë për të gjetur një balanc. Ne vazhdojmë të mbështesim zgjidhjen e një marrëveshjeje politike në kuadër të dialogut Prishtinë –Beograd”, tha ai.

Ai po ashtu tha se marrëveshja është valide për të gjitha vendet dhe se e njëjta nënshkruhet me personat që janë në pozitat e tyre.

Madje tha se është përgjegjësi që kjo marrëveshje të zbatohet.

E se kjo çështje është diskutuar në takimin e kryeministrit me Sekretarin e NATO-s nuk u përmend fare në komunikatën e lëshuar më herët gjatë ditës nga qeveria e Kosovës.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.