No menu items!

Stoltenberg: NATO-ja ka rol historik në Ballkan

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka mbajtur të enjten në mëngjës nga Brukseli, një fjalim për nder të 75 vjetorit të themelimit të Aleancës veri Atlanike.

Me këtë rast, ai përmendi dhënien fund të luftës në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë në vitet 90-ta të shekullit të kaluar.

Stoltenberg tha se NATO-ja ka një rol historik në Ballkan.

“Kur përfundoi Lufta e Ftohtë, NATO-ja ndihmoi të përfundojnë dy konflikte brutale –etnike në Ballkan. Kurse më 2001, pas sulmeve të 11 shtatorit, ne thirrëm artikullin 5 (pesë) të Traktatit të Uashingtonit, që thotë se sulmi ndaj një aleati është sulm në të gjithë”, tha Stoltenberg, në nisje të takimit të ministrave të punëve të jashtme të 32 vendeve anëtare të NATO-s, që zhvillon punimet më 4 dhe 5 prill.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.