No menu items!

Stoltenberg përshëndet marrëveshjen Hamas-Izrael: Lejon ndihmë humanitare

Nga Shkupi, ku janë mbledhur aleatët rajonalë të NATO-s, kreu i aleancës Jens Stoltenberg përshëndeti marrëveshjen e arritur mes Izraelit dhe Hamasit për të liruar të paktën 50 pengje, e për t`i ofruar banorëve të Gazës një armëpushim katërditor.

Marrëveshja, për të cilën Stoltenberg tha se do të mundësojë vërshimin e ndihmave humanitare, vjen pas javësh luftimesh intensive në Rripin e Gazës, me Izraelin që iu përgjigj me dorë të hekurt sulmit vdekjeprurës të Hamasit në 7 tetor i cili mori 1200 jetë njerëzish, e rrëmbeu 240 të tjerë. Në Gaza, ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi thotë se nga ofensiva izraelite kanë humbur jetën deri tani 14 mijë vetë, mes tyre edhe shumë gra e fëmijë.

“E përshëndes arritjen e një marrëveshjeje mes Hamasit dhe Izraelit, e cila duhet të çojë drejt lirimit të pengjeve nga njëra anë dhe ndalimin e luftimeve, e do të mundësojë nga ana tjetër shpërndarjen e ndihmave humanitare”, tha Stoltenberg.

Takimi joformal i liderëve të shteteve anëtare të aleancës ushtarake nga Ballkani me kreun e saj, fokusohet tek siguria e rajonit, por edhe ajo globale. Në këtë kontekst, nuk mund të mbetej jashtë vëmendjes së tij edhe konflikti mes Izraelit e Hamasit, që ushqeu për shumë kohë frikën e një shtrirjeje të mundshme të tij.

Stoltenberg pohoi më herët në Shkup se aleanca veri-atlantike do të bëjë gjithçka për të parandaluar ndonjë përshkallëzim të gjendjes së sigurisë, apo kërcënim ushtarak ndaj ndonjë vendi anëtar të NATO-së, apo edhe të vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor, ndërsa përsëriti mesazhin e aleancës për Rusinë se “duhet të përmbahet nga veprimet agresive ndaj fqinjëve dhe gjithsesi t’i japë fund agresionin ndaj Ukrainës”./TCh/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.