No menu items!

Stresi flet për Gjestin, BBV-në dhe raportin me Keisin: Kur e ke provuar vetë, nuk të rri shpirti pa postuar

Artisti shqiptar, Stresi ka rrëfyer detaje nga jeta e tij personale dhe profesionale, duke ndarë me publikun edhe projektet e reja që pritet të publikojë së shpejti.

Në një intervistë për Top Channel ai foli gjithashtu për raportin aktual me Keisin dhe për mbështetjen e fortë që i dha Gjestit gjatë rrugëtimit të këtij të fundit në Big Brother VIP Albania.

I pyetur për arsyen pse e ka mbështetur Gjestin gjatë gjithë lojës, Stresi tha:

Unë e quaj që ju bë një padrejtësi, prej momentit të parë kam thënë që ky është fituesi. Momentin që doli nga BBV Kosova dhe u fut tek BBV Albania kam thënë që është fitues i padiskutueshëm. Kam arritur ta mendoj. Po të mos kisha marrë vetë pjesë në BBV nuk do të isha përfshirë, e kam njohur shumë pak, kam njohur të gjithë rrethin e tij.”

Në lidhje me reagimin e Gjestit pas përfundimit të spektaklit, Stresi tregoi se janë takuar dhe kanë folur për herë të parë pas mbështetjes që ai i kishte dhënë nga jashtë.

Po, më kanë thirrur në telefon dhe jemi takuar dhe ai është habitur që unë kam bërë kaq shumë për të. Kur e ke provuar vetë nuk të rri shpirti pa postuar sepse e di si është situata, është nga eksperiencat më të vështira.”

Kur u pyet nëse do të merrte sërish pjesë në Big Brother VIP Albania, artisti u përgjigj shkurt:
“Pas shumë e shumë vitesh po.”

Stresi tregoi gjithashtu se do të zbulojë më shumë rreth projekteve të reja muzikore në javët në vijim, ndërsa fansat mbeten në pritje të surprizave nga ana e tij.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.