Arkimed Lushaj i njohur me emrin artistik “Stresi” ka komentuar videon që u publikua të mërkurën e në të cilën ai shihej në festën e ditëlindjes së Briliant Bahtirit, djalit të Shemsi Bahtirit, që u arrestua në aksionin e madh kundër drogës të martën në Prishtinë.
“Stresi” në një intervistë për “Kosova Today” në Klan Kosova, e ka pranuar se ka marrë pjesë në këtë festë teksa ka insistuar se Shemsi Bahtiri është i pafajshëm dhe se u arrestua për shkak të aktiviteteve të djalit të tij.
“Po more e kam vlla s’e mohoj. Nuk më intereson mua çka bën ai. Nuk është çështje e imja, por e inteligjencës dhe AKI-së. Kam qenë në ditëlindje me të dhe në plazh”, ka thënë “Stresi”.
Stresi, si mik i ngushtë i Briliantit dhe familjes Bahtiri, kishte uruar të njëjtin për festën e ditëlindjes së tij.
Ndërkaq, ishte përkujdesur që një urim t’ia dërgonte edhe të shumëkërkuarit nga Policia e Kosovës, Enver Sekiraqës, i cili sipas raportimeve nga mediat kosovare pak muaj më parë ka dëshmuar kundër krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë.
“Kemi ditëlindjen e Brilantit që u bofsh 100 vjeç ishalla, kemi edhe lirimin e Enver Sekiraqës”, thoshte këngëtarja Eli Malaj derisa priste paratë e Stresit për të paguar urimin e tij.
Avokati Fanol Krasniqi reagon: Rasti i Shemsi Bahtirit po manipulohet nga institucionet dhe mediat