Arkimed Lushaj i njohur me emrin e artit si Stresi, një ditë më parë ka qenë i ftuar në “Andale” ku ka folur për jetën private si dhe projektet muzikore.
Stresi është pyetur në lidhje me partneren e tij, Kejsi, me të cilën është ndarë disa herë por tashmë duket se dyshja është ribashkuar për të mos u ndarë më.
“Dasma do jetë më shpejtë sesa mund ta mendoni.”– dëgjohet të thotë Stresi.
Pas kësaj deklarate Stresi po lë të kuptohet se ai do të kurorëzojë dashurinë e tij në martesë me Keisin, pasi dhe sëfundmi dyshja bashkëpunoi për një projekt.