Një veturë është vjedhur të hënën në Suharekë, më 24 qershor 2025, rreth orës 16:30, ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit zyrtar të dërguar për media
Ankuesi, një mashkull kosovar, ka njoftuar se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën e tij të tipit Opel, me targa vendore.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve. Rasti është duke u trajtuar si “vjedhje e rëndë”./Raporto24