Një nxënës është vrarë dhe të paktën tre persona janë plagosur në një goditje me thikë në një shkollë në Francën perëndimore, thonë mediat franceze.
Sulmi ndodhi në shkollën e mesme ‘Notre-Dame-de-Toutes-Aides’ në Nantes të enjten, raporton BBC.
Sulmuesi mësohet se është arrestuar në vendngjarje pasi është ndaluar nga një mësuese.
Policia dhe shërbimet emergjente u dërguan në shkollë, e cila u evakuua.