No menu items!

Sulmi ndaj gjinekologut Afrim Veliu, Prokuroria nis hetimet

Gjinekologu i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës Afrim Veliu është sulmuar mbrëmë në Ulpianë të Prishtinës. Ai është goditur me një mjet metalik derisa ishte duke hyrë një veturë.

Veliu ka pësuar lëndime të lehta dhe ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa Prokuroria Themelore e Prishtinës tashmë ka nisur hetimet lidhur me rastin.

“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se Prokurori i shtetit ka iniciuar rastin ‘Lëndim i lehtë trupor’ bazuar nga neni 185 të Kodit Penal të Republikës se Kosovës. Prokurori i shtetit në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës janë duke ndërmarre të gjitha masat dhe veprimet hetimore lidhur me ketë çështje”, ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala.

Ndryshe, policia ka konfirmuar se rasti ka ndodhur rreth orës 21:30.

“Mbrëmë rreth orës 21:30, është raportuar për një sulm fizik, të ndodhur në rrugën ‘Henry Dunant’ në lagjen Ulpiana të Prishtinës. Sipas informacioneve të para dyshimet janë ngritur se, teksa po futej në veturë viktima është goditur në kokë me një mjet metalik nga një person i panjohur. Viktima ka pësuar lëndime të lehta dhe ka marrë trajtim mjekësor. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa motivi i sulmit mbetet i panjohur”, ka konfirmuar për Telegrafin, Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.