No menu items!

Sulmi terrorist në Banjskë, kërkohet burg i përjetshëm për tre të akuzuarit

Sulmi terrorist në Banjskë, kërkohet burg i përjetshëm për tre të akuzuarit
Sulmi terrorist në Banjskë, kërkohet burg i përjetshëm për tre të akuzuarit
Para 9 min
Dëgjo këtë artikull tani…
Sulmi terrorist në Banjskë, kërkohet burg i përjetshëm për tre të akuzuarit
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur shqyrtimi gjyqësore për rastin e sulmit terrorist në Banjska të Zveçanit ndaj tre të akuzuarve Vladimir Toliq, Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq.

Në këtë seancë u dëgjuan fjalët hyrëse të prokurorit, Naim Abazi, të mbrojtjes dhe palëve të dëmtuar si të akuzuarve.

Në deklaratën e tij hyrëse, prokurori Abazi tha se provat që ata kanë në dispozicion tregojnë se sulmi i 24 shtatorit 2023 ishte i planifikuar dhe mirë i organizuar.

Ai tha synimi i këtij sulmi ishte shkatërrimi i rendit kushtetues, cenimin e integritetit territorial të Kosovës dhe krijimin e kushteve për shkëputjen e komunave veriore të Kosovës.

Mbrojtja e palëve të dëmtuara nga kërkuar burgim të përjetshëm për të akuzuarit që ishin prezentë në gjykatore sot, dhe gjykim në mungesë për 42 të tjerët që janë në arrati.

Prokuroria para gjykatës sot prezantoi video-incizime, fotografi dokumente dhe vërtetime të cilat dëshmojnë për planifikimin dhe përfshirjen e personave të akuzuar për sulmin terrorist.

Ndër provat më të rëndësishme, ai përmendi edhe video dhe incizime të takimit të datës 13 tetor 2021, të mbajtur në Rashka të Serbisë, ku prezent ishin krerët shtetërorë serbë, përfshirë edhe kreun e grupit terrorist, Milan Radoiçiq.

“Ky ishte një sulm i planifikuar gjatë, me armatim të rëndë, me synim të qartë destabilizues, shkatërrimin e rendit kushtetues, cenimin e integritetit territorial të Kosovës dhe krijimin e kushteve për shkëputjen e komunave veriore të Kosovës. Cilat ishin pasojat e sulmit vrasja e zyrtarit policor Afrim Bunjaku që mbetet dëshmi e sakrificës për mbrojtjen e ligjit dhe territorit tonë… Në këtë video ku marrin pjesë struktura të larta të shtetit të Serbisë dhe gjithashtu pjesëtarë të strukturave ilegale të Serbisë, të cilët kanë vepruar dhe veprojnë në pjesën veriore të Kosovës, duke përfshirë edhe kreun e grupit terrorist, Milan Radoiçiq. Të akuzuarit tjerë përfshirë edhe të akuzuarin Vladimir Radojeviq me pseudonimin ‘Mana’, kërkojnë armatosjen e fillimit të rezistencës kundër institucioneve të Kosovës përkatësisht në katër komuna të pjesës veriore të Kosovës”, tha ai.

Prokurori Abazi si prova paraqiti edhe fotografi në të cilat shihej armatim përfshirë armë automatike të gjata, snajper, mina, granata dhe mjete tjera shpërthyese.

Në dorën e prokurorisë ndodhen edhe provat elektronike radio të koduara, telefona satelitor që ishin përdorur me qëllim të planifikimit për realizimit të sulmit terrorist.

Prokurori special, Naim Abazi tha se provat dëshmojnë se grupi terrorist serb ishte mirë i organizuar dhe i ushtruar për të kryer sulmin terrorist.

“Video tjetër, e cila do të prezantohen në këtë shqyrtim gjyqësor do të jenë video nga dronët e konfiskuara të grupit terrorist me të cilat do të vërtetohet se ky grup me ky grup në një kohë të gjatë ka kryer ushtrime fizike përgatitje fushore, ushtrime taktike, me armë të ndryshme, shpërthime me eksploziv, makina ushtarake në lëvizje në hapësirat e poligonit që gjendet në territorin e Serbisë, e që nuk ishin penguar nga autoritetet serbe. Kjo video është nxjerr nga sekuestrimi dhe konfiskimit i dronit. i cili është gjetur në vendin e ngjarjes kur ka ndodhur arrestimi. Kjo prokurori do ta dëshmojë se grupi ishte mirë i organizuar, i ushtruar dhe kishte për qëllim saktësisht sulmin terrorist më 23 shtator 2023. Video tjetër me rëndësi që kësaj gjykate do t’ia prezantojmë videot të nxjerra nga DVR të kamerave, të cilat do të vërtetohet saktë fillimi dhe realizimi i planit për sulm”, tha Abazi.

Abazi tha se provë tjetër me rëndësi është edhe video-incizimi nga kamerat e vendosura nga automjetet zyrtare dhe dronët e policisë së Kosovës, ku vërtetohet sulmi me armë dhe raketahedhës.

Prokuroria ka arritur të sekuestrojë prova që do të shqyrtohen gjatë shqyrtimit gjyqësor, sikurse janë hartat topografike të veriut të Kosovës, pozicione me ngjyrë në lokacionet e Banjskës.

Prokurori i Specializuar, Naim Abazi para trupit gjykues ka paraqitur prova dhe dëshmi për tre të akuzuarit që sot dolën para gjykatës.

Prokuroria në fjalën hyrëse tha se i pandehuri, Blagoje Spasojeviq ishte pjesë përbërëse e strukturës së organizuar të grupit terrorist.

Prokuroria si dëshmi tjetër para trupit gjykues paraqiti edhe fotografinë e të akuzuarit Vladimir Toliq i cili ishte plagosur në vendin e ngjarjes i cili edhe ishte arrestuar aty.

Ndërsa, sa i takon të pandehurit, Dushan Maksimoviq, prokurori i specializuar tha se bazuar në prova që kanë siguruar ai kishte ndihmuar në mënyrë aktive grupin terrorist.

Në fjalën e tij hyrëse, Arianit Koci, avokati i familjes së rreshterit që mbeti i vrarë në sulmin terrorist në Banjskë, Afrim Bunjaku, në fjalën hyrëse kërkoi burgim të përjetshëm për tre të akuzuarit dhe gjykim në mungesë për të akuzuarit tjerë qç ndodhen në arrati.

“Është një thirrje për drejtësi përballë një akti terrorist, një akt qyqar që nuk ka synuar vetëm jetën e njeriut, por e ka synuar edhe zhbërjen e shtetit tonë. Ata nuk qëllon vetëm mbi policinë tonë, por qëlluan mbi kufijtë tanë dhe rendin tonë kushtetues… Kjo nuk është vetëm një është vetëm penale por shtetërore, kushtetua jonë u shkel me armë. Prandaj, kërkojmë drejtësi aty ku rreshteri Afrim e mbrojti me jetë… Kërkoj që të dënohen me burgim të përjetshëm ky burgim është minimumi që i takon gruas dhe fëmijëve të Afrim Bunjakut, dhe ky është minimum që na takon të gjithëve në Kosovë. Paraqesim kërkesë pasurore juridike, i bashkëngjitëm ndjekjes penale dhe, mbi të gjitha, kërkoj që sa më shpejt të fillojë gjykimi në mungesë edhe i të akuzuarve të tjerë“, tha ai.

Burgim të përjetshëm për të akuzuarit kërkoi edhe avokati i policit Alban Rashiti, Naim Rudari.

“Paraqesim kërkesë pasurore juridike për të dëmtuarin Alban Rashitin, i bashkëngjitemi ndjekjes penale me gjithë forcën dhe mundin që kemi… Përfundimisht, tre të akuzuarit prezentë të marrin dënimin e merituar e që shpresojmë të mos jetë më pak se burgim i përjetshëm, po ashtu të fillojë sa më parë gjykimi në mungesë i kryeterroristit Milan Radoiçiq dhe të tjerët që nuk janë prezent”, u shpreh ai.

I akuzuari për sulmin në Banjskë, Blagoje Spasojeviq, ka hedhur poshtë akuzat e ngritura kundër tij, duke thënë se “askënd nuk e ka sulmuar”.

Kritika për aktakuzën pati mbrojtësi i të akuzuarit Spasojeviq, avokati Lubomir Pantoviq.

“Kjo aktakuzë i ka mungesat e shumta. Mangësitë thelbësore dhe paqartësi…unë vërtetoj se vetëm në shikim të parë duket sot se pas prezantimit të fotografive dhe incizimeve të tjera duket se kjo aktakuzë është kualitative”, tha ai.

Edhe dy të akuzuarit e tjerë për sulmin terrorist, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq kanë hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj tyre.

Edhe sot qysh në nisje të shqyrtimit gjyqësor për sulmin terrorist në Banjskë, të akuzuarit Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq u deklaruan të pafajshëm.

Prokuroria Speciale e Kosovës më 11 shtator 2024 ka ngritur aktakuzë kundër Milan Radoiçiq dhe 44 të tjerëve për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjska të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku, raporton KosovaPress.

Të pandehurit ngarkohen për veprat penale kryerja e veprës terroriste, veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit dhe shpëlarja e parave.

42 të akuzuar, përfshirë edhe Milan Radoiçiq, që e pranoi publikisht se udhëhoqi sulmin në Banjskë, janë në arrati.

Ish-zyrtari i Listës Serbe, partisë së afërt me Beogradin zyrtar, u arrestua në Serbi në tetor 2023, por u lirua shpejt. Gjykata e Lartë më pas ia ndaloi atij të largohej nga vendi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, fajësoi për sulmin kriminelët e sponsorizuar nga Serbia, duke thënë se ata ishin profesionistë, me karrierë dhe përvojë ushtarake dhe policore, të financuar dhe të inkurajuar nga Beogradi.

Interpoli ka vendosur në kërkim Milan Radoiçiq. Ky i fundit vazhdon të qëndrojë i lirë në Serbi.

Seanca e radhës për rastin Banjska do të mbahet më 9 qershor, nga ora 09:30.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.