No menu items!

Sulmi terrorist në Banjskë, O’Brien: Serbisë ia kemi bërë të qartë se individët e përfshirë duhet të mbajnë përgjegjësi

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, gjatë një diskutimi online që kishte me gazetarë ka folur edhe për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe sulmin  në Banjskë të Zveçanit, të cilin sulm e kishte organizuar dhe mori pjesë Milan Radoiçiq, i cili tashmë është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndihmëssekretari amerikan në këtë diskutim online me gazetarë që e mbajti të premten tha se individët që janë përfshirë në këtë sulm duhet të marrin përgjegjësi për veprimet e tyre.

Pra, palës serbe ne ia kemi bërë të qartë se individët që u përfshinë në aktet e shtatorit duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre. Dhe ne presim që kjo të ndodhë dhe të ndodh së shpejti.
Qeveria serbe tashmë ka ndërmarrë një sërë hapash që nga 24 shtatori, dhe ne i mirëpresim ato, duke përfshirë shkarkimin e kreut të Agjencisë së inteligjencës, zhvendosjen e bazës së trupave prapa…

Por, ne duam të shohim që tensionet të ulen…”, tha ai.

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, James O’Brien, po është deklaruar edhe lidhur me lëvizjes e ushtrisë serbe në afërsi të kufirit me Kosovën, të cilat theksoi se janë duke i përcjellë.

O’Brien ka ritheksuar se edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e di së përdorimi i forcës do të ishte i papranueshëm. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.