Super Haaland, debuton në Kupën e Botës me dy gola ndaj Irakut në pjesën e parë

Erling Haaland po e dëshmon se është një nga sulmuesit më të mirë në botë.

Ai ka bërë debutimin e tij në Kupën e Botës, me kombëtaren e Norvegjisë, shkruan IndeksOnline.

25-vjeçari shkëlqeu në pjesën e parë ndaj Irakut, duke shënuar dy gola në ndeshjen debutuese në Kupën e Botës.

Haaland fillimisht shënoi golin e epërsisë në minutën e 29-të.

Pasi Iraku barazoi, sulmuesi i Manchester Cityt realizoi përsëri në minutën e 43-të./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU