No menu items!

Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 13-të, tre duele interesante zhvillohen sot

Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon sot me ndeshjet e xhiros së 13-të, ku tre prej tyre janë në program për tu zhvilluar.

Megjithatë jo të tre duelet do të zhvillohen në të njëjtin orar, pasi dy prej tyre luhen nga ora 13:00 dhe njëra në fillim nga ora 19:00.

Dukagjini është nikoqir i Dritës në stadiumin ’18 qershori’ në Klinë.

Do të jetë një ndeshje shumë interesante pasi dy skuadrat në dy duelet e fundit nuk kanë fituar dhe kërkojnë të rikthehen te fitoret.

Duel shumë interesant pritet të zhvillohet edhe në stadiumin ‘Sami Kelmendi’ në Fushë Kosovë, ku përballen dy skuadrat e fundit Fushë Kosova dhe Liria.

Si vendasit ashtu edhe mysafirët kërkojnë vetëm fitoren për tu ngritur në tabelë.

E dueli kryesor i ditës së sotme zhvillohet me fillim nga ora 19:00 ku Prishtina pret Llapin në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Prishtina në këtë takim vije pas disfatës nga Malisheva dhe kërkon këndelljen, derisa Llapi nuk di për fitore në tre ndeshjet e fundit dhe synon të rikthehet te rezultatet pozitive. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.