No menu items!

Supremja rrëzon kërkesën e Përparim Ramës, vendosë: Rregullorja për menaxhimin e mbeturinave mbetet në fuqi

Gjykata Supreme e ka  refuzuar si të pabazuar kërkesë padinë e Komunës së Prishtinës për caktimin e masës së përkohshme të sigurisë ndaj zbatimit të Rregullores për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave, të miratuar nga Kuvendi i Komunës më 1 dhjetor 2023.

Dokumenti i Supremes u shpërndah edhe nga Ilir Kërçeli i Lëvzjes Vetëvendosje.

Kërçeli ka thënë se “Qeverisja aktuale në Prishtinë ka dështuar në përpjekjen për të privatizuar shërbimin e pastrimit të kryeqytetit. Ky dështim është dëshmi shtesë e paaftësisë për të menaxhuar sektorët jetikë të qytetit dhe për të ndarë interesin qytetar nga agjendat e ngushta partiake”.

Sipas vendimit rregullorja për çështjen e mbeturinave mbetet në fuqi.

Kjo nënkupton që pagesat edhe më tutje duhet të kryhen direkt në kompaninë “Pastrimit”.

Çështja e mbeturinave ka qenë temë diskutimesh në kryeqytet, në një kontest në mes Komunës dhe kompanisë në fjalë.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.