No menu items!

Surpriza me parashutë për Gjestin kthehet në mashtrim – organizatori zhduket me gjithë paratë

Entuziazmi për të surprizuar banorin e Big Brother VIP Albania, Gjestin, është kthyer në zhgënjim për katër të rinj shqiptarë të diasporës, të cilët ranë pre e një skeme mashtruese, shkruan Gazeta Sinjali.

Të rinjtë – nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, por që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës – kishin mbledhur mbi 5 mijë euro për të realizuar një surprizë ajrore me dronë dhe parashuta mbi shtëpinë e BBVA-së, por ajo nuk u realizua kurrë.

Sipas emisionit investigativ “Piranjat”, personi që kishte marrë përsipër realizimin e aksionit ishte Diamant Aliu, 32-vjeçar nga Ferizaj, i cili pas marrjes së shumës është zhdukur pa lënë gjurmë.

Gazetarët e emisionit udhëtuan drejt Ferizajt për të kontaktuar me Aliun, por ai refuzoi të përgjigjet.

Fillimisht, u tentua komunikimi me ish-bashkëshorten e tij, e cila deklaroi se nuk kishte më asnjë lidhje me të, si dhe me disa nga familjarët e tij – pa sukses.

Përballja e vetme ndodhi në derën e shtëpisë së tij, ku Aliu u përball me ekipin e gazetarëve, por e mbylli derën pa dhënë asnjë shpjegim për paratë e zhdukura.

Rasti ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, por ende nuk dihet nëse djemtë e diasporës do ta ndjekin rastin në rrugë ligjore për përvetësimin e shumës që u mblodh në mirëbesim.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.