Policia e Kosovës ka ndërmarrë një operacion të gjerë në komunën e Kaçanikut, të cilin e ka realizuar në kuadër të hetimeve që lidhen me vrasjen e rreshterit Muhamed Lika.
Ndërkaq, ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, ka konfirmuar se gjatë operacionit janë realizuar arrestime të reja, megjithatë, numri përfundimtar i të arrestuarve ende nuk është i qartë, pasi aksioni është ende duke vazhduar.
“Tashmë është publike që ka arrestime të reja. Numri përfundimtar ende nuk dihet, për shkak se aksioni është duke vazhduar. Gjitha institucionet ligjzbatuese janë të vendosura që të luftohet çfarëdolloj ekstremizmi apo dhune që dëmton institucionet dhe pjesë e saj, dhe vetë popullin e saj”, ka thënë Sveçla.