No menu items!

Sveçla merr vendim për privimin nga shtetësia e Kosovës për Nikola Vujoviq, rrezikoi sigurinë kombëtare si pjesëtar i forcave policore serbe

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se ka marrë vendim për privimin nga shtetësia e Republikës së Kosovës për Nikola Vujoviq, për rrezikim të sigurisë sonë kombëtare si pjesëtar i forcave policore të Serbisë.

Ministri ka pohuar se në kuadër të përpjekjeve sistematike për destabilizim të brendshëm të Republikës së Kosovës, Serbia ka punësuar shtetas të Republikës së Kosovës brenda institucioneve të saj të sigurisë dhe inteligjencës, akt ky në kundërshtim me ligjet tona dhe cenim i sigurisë sonë kombëtare, transmeton Telegrafi.

Duke pasur parasysh qëllimet agresive të Serbisë ndaj Republikës së Kosovës, adresimi institucional i rasteve të tilla është jo vetëm një çështje e rendit ligjor, por një domosdoshmëri për mbrojtjen e rendit kushtetues dhe sovranitetit shtetëror. Bazuar në legjislacionin tonë përkatës për shtetësi, aktet nënligjore dhe rekomandimet e institucioneve përkatëse, sot kam marrë vendim për privimin nga shtetësia e Republikës së Kosovës për Nikola Vujoviq, për rrezikim të sigurisë sonë kombëtare si pjesëtar i forcave policore të Serbisë”, ka pohuar ministri.

Ai ka pohuar tutje se “nuk mund dhe nuk do ta tolerojmë në asnjë formë cenimin e sigurisë kombëtare të Republikës së Kosovës nga kushdo qoftë.

“Kosova është vendi i gjithë shtetasve tanë dhe nuk do të tolerohet që asnjëri të bëhet instrument i minimit të shtetësisë së saj”, ka theksuar ai.

Sveçla shkroi se institucionet tona mbesin të përkushtuara për ruajtjen e rendit dhe sigurisë./Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.