Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Serbia po e përdor për propagandë rastin e manifestimit të maturantëve në Mitrovicë të Veriut të premten. Një video ka qarkulluar të premten ku u panë persona që bënin thirrje shoviniste e është bërë simboli i tre gishtave.
aqedonisht
LajmeArbëriEkonomiKronikëOpEdKarikaturaBotëRajonSportFutbollBasketbollLuftarakeSporte të tjeraKulturëShtojca për KulturëMagazinaLifestyleKuriozitetShowbizHoroskopiAutoTechKTVLAJMET E MBRËMJESKONFRONTINTERAKTIV60 MINUTAPIKË me Veton SurroinSOTEXPRESS038COSMOJETAWILDLIFETE LINDAAmerikania përsëri në KosovëTEMPUSBETIMI PËR DREJTËSISPORTI NË KTVPROGRAMI FLUTURUES I FËMIJËVENËPËR FILMPRO XÇA KA 3Aventurat e KocitHapësirë e sponsorizuarMarketingArkivi
Follow Koha.net
ArbëriSveçla për incidentin në veri: Propagandë serbe, asgjë e re nga ta
24 maj 2025 13:57Shpërndaje në:
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Serbia po e përdor për propagandë rastin e manifestimit të maturantëve në Mitrovicë të Veriut të premten. Një video ka qarkulluar të premten ku u panë persona që bënin thirrje shoviniste e është bërë simboli i tre gishtave.
Skip Ad
Advertisement
Sveçla ka thënë se megjithatë kjo propagandë mund të ketë efekt vetëm në qarqet nacionaliste në Serbi.
“Ja si duket propaganda serbe: Kërkesën e zyrtarit policor që grupi mos të provokojë qytetarët në mënyrë që situata mos të eskalojë ata e quajnë dhunë dhe vendosjen e dorës e quajnë ngulfatje. Shfaqjet e tyre të ekstremizmit dhe shovinizmit i quajnë festë, kurse ngjyrën e kuqe me të cilën ata kanë ngjyrosur figura të ndryshme në trup tentojnë ta paraqesin si gjak. Asgjë e re nga ta!” ka shkruar ai në Facebook.
Në veri dhe në Beogradin zyrtar pati reagime duke e cilësuar incident ndëretnik dhe të tepruar forcën e ushtruar nga Policia e Kosovës. Të tepruar e konsideroi këtë forcë edhe shefi i EULEX-it.
Sipas videove që po qarkullojnë në rrjetet sociale, një grup maturantësh nga komuniteti serb po festonte mbarimin e vitit shkollor nëpër qendër të qytetit, kur një polic ndaloi njërin prej tyre për shkak se kishte provokuar njerëzit në një kafene lokale aty pranë.
Prej shtatorit të vitit të kaluar, në qendër të Mitrovicës së Veriut janë hapur disa biznese në pronësi të shqiptarëve të Kosovës, të cilat kryesisht bojkotohen nga banorë vendas serbë.