No menu items!

Syla (OVL UÇK): Protesta nuk kishte për qëllim frikësimin e Trendafilovës

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Gazmend Syla, deklaroi prania e tyre gjatë vizitës së Kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, në Kosovë, nuk kishte për qëllim asnjë formë kërcënimi.

Në një intervistë për Info Magazine në Klan Kosova, Syla theksoi se aksioni i zhvilluar atë ditë ishte simbolik dhe kishte për qëllim që të tërhiqte vëmendjen e mediave drejt zërit të veteranëve dhe narrativës së tyre për luftën, jo për të ushtruar presion apo frikë.

OVL UÇK ka organizuar një aksion simbolik ditën kur Trendafilova ishte këtu, ideja ka qenë që ne të relativizojmë konferencën e saj ose së paku t’iu themi mediave tona që të mos e dëgjojnë atë, por të na dëgjojnë ne, sepse ne e themi të vërtetën për bashkëluftëtarët tanë dhe ajo”.

“Nuk ka qenë ideja që ne me shku 60 apo 70 burra që ta frikësojmë atë, nëse ajo është ndjerë e frikësuar. Nuk është në traditën tonë, në traditën e shqiptarit me shku me frikësu një zonjë në moshë të shtyer. Në fakt ishte vetëm kryesia e OVL UÇK-së nuk kem ftu veteranë të tjerë të bashkangjiten, siç ata po e quajnë, disa po e quajnë protestë”.

“Ajo nuk ka pasë fare nevojë të panikohet sepse OVL UÇK, veteranët kanë dhënë shembull nuk mbahet mend që ndonjë herë ndonjë gjyqtar është kërcënuar apo frikësuar, apo ndonjë dëshmitar që ka mundur të ndikojë në ndonjë proces gjykimi. Këto janë disa trillime të Z. Trendafilova”, ka thënë Syla.

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.