No menu items!

SYRI TV/ ‘Beketi’, Rama pagoi 3 mln € për studio ligjore, shumicën i mori gruaja e Toni Blerit

Veç 110 milionë eurove që shteti shqiptar duhet t’i paguajë biznesmenit italian Françesko Beketi për mbylljen e Agon Channel, miliona të tjera janë paguar për proceset gjyqësore në arbitrazh. Pagesat për studio ligjore përllogariten në 3 milionë euro, ku pjesën më të madhe e përfitoi Sheri Bler, studio ligjore e mikut të Edi Ramës

SYRI TV

Qeveria shqiptare pagoi rreth 3 milionë euro shërbime ligjore për procesin e humbur në arbitrazhin ndërkombëtar me biznesmenin italian, Francesko Beketi.

Edi Rama angazhoi të paktën 4 studio të huaja, si edhe disa ekspertë vendas e të huaj. Një pjesë e tyre u angazhuan për procesin e themelit dhe të tjerat për gjyqin e anulimit të gjobës me vlerë 110 milionë euro.

Në përfundim, ekspertët e huaj dështuan, pasi qeveria e Edi Ramës kishte kryer shkelje flagrante, duke mbyllur në mënyrë arbitrare aktivitetet tregtare të sipërmarrësit italian, ku mbi të gjithë qëndron lufta politike kundër “Agon Channel”.

Studio ligjore “Omnia Strategy” e Sheri Blerit ka marrë rreth 900 mijë euro pagesa nga qeveria, për të mbrojtur Edi Ramën në arbitrazhin ndërkombëtar.

Drejtuesja e studios ligjore është bashkëshortja e ish-kryeministrit britanik, Toni Bler, i cili ka deklaruar se do të ndihmojë falas Shqipërinë në procesin ndërkombëtar për delimitimin e kufirit detar me Greqinë. Qeveria e Edi Ramës angazhoi gjithashtu edhe studiot ligjore ndërkombëtare, “Foley Hoag”, “Nauta” dhe “Cohen & Gresses”.

Në përfundim, i gjithë mundimi i studiove ligjore rezultoi i pasuksesshëm, pasi Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë kishin krijuar shumë boshllëqe në sulmin e tyre ndaj “Agon Channel”, një betejë që përfundoi me një gjobë gjigante ndaj shtetit shqiptar.

Në fund të marsit 2023, Gjykata e Arbitrazhit e Bankës Botërore hodhi poshtë ankimin e qeverisë shqiptare, e cila kundërshtonte gjobën në vlerë 110 milionë euro, të vendosur ndaj Shqipërisë në procesin e themelit, i cili përfundoi në vitin 2019.

Tashmë që vendimi i arbitrazhit ndërkombëtar ka marrë formë të prerë, Rama dhe qeveria e tij duhet të shkundin mirë buxhetin dhe të dorëzojnë 110 milionë euro tek Françesko Beketi, por edhe miliona euro të tjera që janë dhënë për studio ligjore e shpenzimet gjyqësore.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.