No menu items!

Takim i rëndësishëm Zelensky–Trump, diskutim për armëpushim dhe mbrojtjen e civilëve

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka konfirmuar përmes një postimi në rrjetet sociale se ka zhvilluar një takim të gjatë dhe përmbajtësor me presidentin amerikan Donald Trump.

Duke postuar në X, Zelensky ka shkruar:

“Patëm një takim të gjatë dhe përmbajtësor. Diskutuam të gjitha çështjet vërtet të rëndësishme. E falënderoj Zotin President, falënderoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Diskutuam se si të arrihet një armëpushim dhe një paqe e vërtetë. Folem për mënyrat se si të mbrojmë popullin tonë.”

Ai tutje ka shtuar se Ukraina vlerëson vëmendjen dhe gatishmërinë për ndihmë në afrimin e paqes

Vlerësojmë vëmendjen dhe gatishmërinë për të ndihmuar në afrimin e paqes. Detaje të tjera do të pasojnë,” ka thënë Zelensky.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.