Pas pjesëmarrjes së saj në këtë edicion të “Big Brother VIP Kosova”, Bia Khalifa është bërë mjaft e afërt me publikun shqiptar.
Me karakterin e saj pa komplekse dhe natyrën e drejtpërdrejtë, ajo ka arritur të rrëmbejë vëmendjen e audiencës, e cila tashmë e ndjek me interes të madh çdo lëvizje të saj në rrjetet sociale.
Së fundmi, ish-banorja ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku nuk kanë munguar pyetjet dhe ngacmimet e shumta. Një prej ndjekësve i ka shprehur hapur dëshirën për të pasur një takim me të, duke i shkruar:
“Dua një takim me ty, zemër”.
Përgjigjja e Bies ka qenë plot vetëbesim dhe në stilin e saj karakteristik që jemi mësuar ta shohim gjithmonë.
“Normal që dëshiron mjaltë. Unë jam Bia Khalifa”, ka qenë reagimi i saj, duke treguar edhe një herë se e vlerëson shumë veten dhe statusin e saj.


