No menu items!

Takimi i fundit Merkel-Macron, çfarë u bisedua?

Në përballjen e tyre të fundit kokë më kokë, të paktën në nivel insitucional, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidneti francez Emanuel Macron, riktheksuan rëndësinë e zhvillimit të një politike të përbashkët mbrojtjeje për Europën, e cila në kontekstin aktual të marrëveshjes mes Britanisë, SHBA dhe Australisë bëhet edhe më e nevojshme.

Afganistani dhe klima, ishin dy çështje të tjera të rëndësishme të prekura gjatë takimit, me Merkel dhe Macron që pranuan dështimin në Afganistan. Dy udhëheqësit u dakordësuan të vijojnë bashkëpunimin deri në krijimin e një qeverie të re pas zgjedhjeve të 26 shtatorit në Gjermani, ku Merkel nuk është kandidate.

Jemi në dijeni të ngjarjeve të ardhshme politike në Gjermani, por deri në krijimin e qeverisë së re, Madam Kancelerja, e dashura Angela Merkel dhe unë do të vijojnë krah për krah bashkëpunimin për çështje të rëndësishme, mbi të cilat jemi përpjekur të sjellim zgjidhje franko-gjermane, siç kemi bërë nga dita 1”, tha Macron.

Fotot, Indeksonline / Blerim Uka

Në 16 vitet në pushtet, Merkel ka njohur 4 presidentë francezë dhe pavarësisht tensioneve e në disa raste mosmarrëveshjeve, ajo arriti të ndërtojë një marrëdhënie të afërt me secilin prej tyre, përfshirë Macron me te cilin pati një  fillim jo të lehtë. Por tani që marrëdhënia e tyre e mirë u vulos, edhe me një paketë prej 750 miliardë eurosh për të ndihmuar shtetet anëtare të përballen me pandeminë, Macron është i shqetësuar për një paralizë të mundshme pas zgjedhjeve. Periudha zakonisht e zgjatur e ngjizjes së koalicionit qeverisës në Gjermani, mund ta bëjë të vështirë për Francën të çojë përpara agjendën ambicioze të reformave të BE, kur të marrë presidencën e radhës në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm.

Një këshilltar i Elizesë tha se takimi mund të jetë i fundit para zgjedhjeve, por darka e lamtumirës mes dy aleatëve me gjasë do të zhvillohet më vonë.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.