No menu items!

Takimi i Konjufcës me partitë politike, LDK-ja konfirmon pjesëmarrjen

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Ekrem Hyseni, në një përgjigje për rtv21 ka thënë se LDK-ja do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Glauk Konjufcës për takim me partitë politike për konsulta përgatitore për seancën konstituive të 15 prillit.

“Absolutisht po, kjo ftesë e kryeparlamentarit nuk është ftesë e subjektit të LVV-së por është ftesë institucionale të cilën e rregullon rregullorja e funskionimit të Kuvendit ku thotë se kryeparlamentare fton partitë në takim konsultativ për të caktuar rendin e ditës dhe njëkohësisht rendin e ditës dhe ulëset e deputetëve dhe çështjet e tjera që funksionojnë në mbarëvajtjen e e seancës së parë. LDK-ja do të marrë pjesë në takim me kryeparlamentarin Konjufca sepse konstituimi i legjislacionit të ardhshëm bëhet përmes rregullores dhe ligjeve në fuqi”, tha Hyseni për rtv21.

Deputeti Hyseni tha po ashtu se do të jenë pjesë e seancës së 15 prillit, por nuk do ta përkrahin kandidatin e LVV-së për kryeparlamentar.

“Ne do të jemi pjesë e seancës së 15 prillit, por normalisht asnjë kandidat të LVV-së nuk do ta përkrahim, por as të ndonjë partie tjetër pa një marrëveshje paraprake politike”, tha ai.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.