Gjatë ditës së djeshme kreu i Kishës Ortodokse Serbe Porfirije zhvilloi një takim me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Porfirije, përveç falënderimeve ndaj Putinit për mbështetjen, foli edhe për Kosovën, Republikën Srpska dhe Malin e Zi, duke thënë se qëndrimi i Serbisë varet nga qëndrimi i Rusisë.
Dënimi i “revolucionit me ngjyra” dhe “pushteteve perëndimore”, bashkë me dëshirën që Serbia t’i bashkohet botës ruse, ishin mesazhet që kreu i kishës ortodokse serbe, Porfirije, ia përcolli presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.
Lidhur me këtë ka ardhur edhe reagimi nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.