No menu items!

Takimi me Lajçakun, Haziri: Qeveria nuk ka arritur ta kapitalizojë situatën

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri pas takimit me emisarin evropian për dialogun, Miroslav Lajçak tha se ka konfirmuar angazhimin e LDK-së në këtë proces dhe se nuk ka opsion tjetër përpos dialogut.

Haziri tha se situata pas 24 shtatorit ka ndryshuar por fatkeqësisht Qeveria e Kosovës nuk ka arritur të  kapitalizojë këtë ambient të mirë politik dhe rikthimin e imazhit të Kosovë

Ne u takuam për të disatën herë. Angazhimi i tij është për tu vlerësuar përkundër që po vazhdojmë të mbahemi në terr për shkak të mos zbardhjes së dokumentit, së paku në parime dhe në angazhim apo orientime që kryeministri duhet me u ofruar deputetëve dhe popullit të Kosovës”, tha ai, duke shtuar se dialogu nuk ka opsion dhe është e vetmja rrugë për të zgjedh problemet me Serbinë.

Sipas tij, situata pas 24 shtatorit ka ndryshuar, por fatkeqësisht qeveria nuk ka arritur me e kapitalizu këtë ambient të mirë politik dhe rikthimin e imazhit të Kosovës.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.