No menu items!

Takimi në Ambasadë për Asociacionin, deklarohet PDK

Partia Demokratike e Kosovës që drejtohet nga Memli Krasniqi përmes një komunikate për media kanë treguar për pjesëmarrjen në takimin e sotëm në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë ku është diskutuar për Asociacionin, shkruan Gazeta Express.

Në komunikatë thuhet që PDK vlerëson lartë angazhimin e SHBA-së në të gjitha fazat nëpër të cilat ka kaluar Kosova.

Sa i përket dialogut thonë se PDK në vazhdimësi ka dhënë përkrahje dhe ka inkurajuar Qeverinë për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë ligjërisht dhe ndërkombëtarisht obligative me njohjen reciproke në qendër.

“Partia Demokratike e Kosovës do të jap gjithmonë kontributin e saj aktiv kur në pyetje është interesi i shtetit dhe i qytetarëve të Kosovës”, potencohet në komunikatë

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.