No menu items!

Talenti i ri Denat Makolli shpallet kampion në turneun ndërkombëtar “Herceg Novi Open”

Në moshë fare të re, por me talent të madh dhe përkushtim të jashtëzakonshëm, Denat Makolli vazhdon të shkëlqejë në skenën e pingpongut. Këtë herë, ai është shpallur kampion në turneun ndërkombëtar “Herceg Novi Open”, të mbajtur në Igalo të Malit të Zi, në kategorinë U11.

Turneu mblodhi sportistë nga disa vende të rajonit, duke ofruar duele të forta dhe emocionuese. Megjithatë, Denati tregoi pjekuri sportive dhe dominim gjatë gjithë garës. Në finalen e madhe, ai u përball me pingpongistin vendas, Urosh Merkajiç, të cilin e mposhti bindshëm për të ngritur lart trofeun e kampionit.

Kjo është fitorja e tretë radhazi për Denatin këtë vit. Në shkurt ai fitoi “Podgorica Open”, më pas u shpall kampion i Kosovës për vitin 2025, dhe tani triumfon edhe në “Herceg Novi JOOLA Open”.

Sukseset e tij në këtë moshë të re janë dëshmi e talentit të veçantë dhe punës së palodhshme në sallën e stërvitjes. Denati po tregon se është një prej shpresave më të mëdha të pingpongut kosovar, me potencial të madh për të lënë gjurmë edhe në arenën ndërkombëtare në vitet që vijnë./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.