No menu items!

Tarifat e Trumpit ulin çmimin e naftës në nivel global, Berjani: Kjo do të ndikojë dhe në Kosovë

Çmimet e naftës ranë të enjten mes shqetësimeve se lufta tregtare e nisur nga presidenti Donald Trump do të ngadalësojë ekonominë botërore dhe se Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) po e mbifurnizon tregun.

Kontratat e ardhshme të naftës në ShBA ranë me 7%, në 66.52 dollarë për fuçi, duke bërë që çmimi i naftës krudo të prek ditën e saj më të rëndë që nga korriku i vitit 2022. E nafta e papërpunuar, që është standardi botëror, ra me 6%, raporton CNN

E ulja e çmimeve të naftës në nivel global pas vendosjes së tarifave nga Trump, sipas kryetarit të Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani  do të ndikojë në rënien e çmimit të derivateve të naftës dhe në Kosovë.

Beriani për Indeksonline ka thënë se lëvizja e çmimeve të derivateve të naftës, ka filluar që nga sot.

Ulja e çmimit të nafës në nivel global do të ndikojë dhe në uljen e çmimit të derivateve të naftës dhe në Kosovë“, tha Beriani.

Ndryshe çmimet në tregun kosovar përafërsisht sillen: Diesel 1.22 cent deri 1.30 cent, Benzinë 1.24 cent deri 1.31 cent.

Ndërkaq çmimet e derivateve në Shqipëri, dieseli 1.89 cent dhe benzina 1.88 cent. Ndërkaq në Serbi dieseli 1.78. cent dhe benzina 1.79 cent./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.