Reperja e njohur shqiptare, Tayna, ka publikuar këngën e saj më të re me titull “Ujë”, e cila pritet të jetë një nga hitet e kësaj vere. Projekti është shoqëruar me një videoklip dinamik dhe modern, që tashmë është publikuar në platformën YouTube dhe po merr reagime të shumta nga fansat.
Kënga “Ujë” kombinon ritmet verore me stilin karakteristik të Tayna-s, duke sjellë energji dhe freski për sezonin. Teksti i guximshëm dhe performanca e saj karizmatike e bëjnë këtë projekt një tjetër sukses në karrierën e artistes.
Që në orët e para pas publikimit, kënga ka filluar të ngjitet në trendet muzikore dhe të shpërndahet gjerësisht/Raporto24/