Bebe Rexha ka folur hapur për betejat e të qenit në sy të publikut.
Të enjten (25 maj), kantautorja, 33 vjeçe, ishte e ftuar në emisionin The Jennifer Hudson Show dhe u shpreh se sa “e vështirë” ka qenë që nga shtimi në peshë pas diagnozës së saj të fundit të sindromë së vezores policistike.
Pasi foli për fillimet e saj në muzikë kur Rexha filloi të shkruante këngë në moshën 13-vjeçare, prezantuesja Jennifer Hudson e ndryshoi temën në pozitivitet trupor dhe e pyeti yllin e popit për një përvojë shqetësuese në mediat sociale, shkruan People.

Këngëtarja e “I’m Good (Blue)” zbuloi se kohët e fundit ka lexuar disa komente rreth shtimit të peshës në një video të TikTok.
“Dëgjo, ne jemi në sy të publikut, kështu që kjo do të ndodhë”, i tha ajo Hudson.
“Ju nuk e dini se çfarë po kalon dikush, çfarë po kalon në jetën e tyre, kështu që është disi e vështirë. Por ndihem sikur, ne jemi në vitin 2023… nuk duhet të flasim për peshën e njerëzve”, shtoi ajo, pas një duartrokitjeje të madhe nga Hudson dhe audienca.

“Dëgjo… Më pëlqen të ha, mirë? Më pëlqen të ha”, shtoi këngëtarja, ndërsa Hudson e mbështeti duke thënë, :“Nuk ka asgjë të keqe me këtë”.
Rexha, e cila ka qenë e nominuar për tre çmime “Grammy”, më pas ka folur për të rejat e fundit shëndetësore.
“Shkova te mjeku vitin e kaluar – dhe shumë gra në fakt e kanë këtë dhe nuk e dinë – por ata më diagnostikuan me PCOS , që është sindroma e vezores policistike”, zbuloi ajo.
“Është një nga shkaqet kryesore pse gratë shtojnë peshë dhe janë të trasha. Unë shtova 13 kilogramë aq shpejt, ndoshta pak më shumë. Por ne duhet të jemi pozitivë dhe thjesht t’u tregojmë njerëzve dashuri”, vazhdoi artistja.
Gjatë një paraqitje të fundit në emisionin SiriusXM të Gayle King, këngëtarja u hap edhe më shumë për përvojën e saj me PCOS, një çekuilibër hormonal që prek një në 10 gra në moshë riprodhuese.
Gjendja mund të shkaktojë simptoma si perioda të parregullta, rritje të tepërt të flokëve, puçrra fytyre, shtim në peshë dhe infertilitet.