Liverpooli do ta mirëpresë sot në Anfield skuadrën e Crystal Palaces, në duelin e xhiros së 31-të në Premier League.
‘Të Kuqtë’ do të kërkojnë fitoren pas barazimit në fundjavën e kaluar ndaj Manchester United, për të vazhduar luftën e titullit, raporton Sinjali Sporti.
‘Reds’ ndodhen aktualisht në pozitën e tretë me 70 pikë, aq sa ka edhe Arsenali e dyta me golaverazh më të mirë, dhe një më pak se Man City që ka një ndeshje më shumë të zhvilluar.
Dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare.
Liverpool XI: Alisson; Bradley, Konaté, Van Dijk, Robertson; Mac Allister, Endo, Jones; Salah, Darwin Núñez, Luis Díaz.:
Crystal Palace XI: Henderson; Clyne, Andersen, Lerma; Muñoz, Wharton, Hughes, Mitchell; Olise, Mateta, Eze.
Dueli fillon nga ora 15:00.