No menu items!

“Të përshëndesim nga Prekazi heroik” – Hamëz Jashari i dërgon mesazh Luizit në BBVA

Luiz Ejlli është kthyer në personazhin e preferuar të shumë shqiptarëve anë e mbanë trojeve shqiptare.

Së fundmi, Big Brother VIP Albania ka mundësuar që shqiptarët nga mbarë bota t’i dërgojnë banorëve mesazhe përmes një aplikacioni online të quajtur ‘Big love’.

Banorët mund të zgjidhin një emoji që nis nga vlera tri euro deri në 100 euro, e cila është kurora.

Një e tillë i është dedikuar Luizit, që siç merr vesh Gazeta10 nga burime të sigurta ai është Hamëz Jashari, djali i Bekim Jasharit nga familja heroike, Jashari.

Hamëz Jashari i cili i ka dërguar një mesazh ku shkruhet: “Të përshëndes nga Prekazi Heorik i Adem Jasharit”.

Me të lexuar këtë mesazh, këngëtari shkodran është entuziazmuar tej mase dhe ka falënderuar nga emra familjen heroike.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.