No menu items!

Të shtëna me armë zjarri nga vetura në lëvizje në Mitrovicë – arrestohen dy të rinj

Një incident ka ndodhur mbrëmë në fshatin Zasellë të Mitrovicës, ku janë dëgjuar të shtëna nga arma e zjarrit. Në lidhje me këtë rast dy persona kanë përfunduar në prangat e Policisë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se rasti ka ndodhur rreth orës 19:45, ku një person nga vetura e tij ka  shkrepur në ajër disa herë me armë zjarri, para se të largohej në drejtim të Shalës së Bajgorës.

Sinjali mëson ekskluzivisht se të dyshuarit janë Engjëll Kelmendi dhe një tjetër i mitur me iniciale R.S.

Me të marrë vesh rastin, Policia kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë lokalizuar vetura me personat e dyshuar brenda saj.

Ndërkohë, gjatë intervistimit, njëri nga të dyshuarit ka pranuar se kishte shtënë me armë në ajër, duke deklaruar se veprimi ishte pa ndonjë qëllim të caktuar.

Për rastin është njoftuar edhe Prokurori Kujdestar për krime të rënda, i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarve të caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh, si dhe ka inicuar rastin për veprat penale, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.