No menu items!

Të shtënat në Prishtinë: Plumbat dyshohet se u drejtuan ndaj F.Sh., Kastrati merret në pyetje

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në mesnatë, më 13 maj, në afërsi të rrugës B në Prishtinë, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.

Sipas pamjeve te xhiruar nga Raporto24   plumbat kanë goditur disa vetura të parkuara, përfshirë një veturë të tipit BMW, e cila ka pësuar dëmtime të konsiderueshme. Xhamat e saj janë thyer, plumbat kanë depërtuar brenda makinës dhe gomat janë shfryrë, shkruan Raporto24.

Nga vendi i ngjarjes është raportuar për një përleshje fizike mes disa personave, e cila më pas ka eskaluar në të shtëna me armë zjarri, fatmirësisht pa pasoja në njerëz.

Burime të Raporto24 bëjnë të ditur se më 16 maj, në orët e vona të mbrëmjes, Policia e Kosovës ka intervistuar Shkëlqim Kastratin si person të dyshuar lidhur me këtë incident. Dyshohet se plumbat janë shtënë në drejtim të një personi me inicialet F.Sh., me të cilin i dyshuari kishte pasur konflikt të drejtpërdrejtë para të shtënave./Raporto24

Të shtëna armësh në rrugën B – intervistohet Shkëlqim Kastrati si i dyshuar

 

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.