No menu items!

Telashe pa fund për Juventusin, Ronaldo nis çështjen ligjore kundër ish-klubit

Nuk është një moment i mirë për Juventusin.

Bardhezinjtë janë mes shumë pikëpyetjesh mbi të ardhmen e klubit ndërsa nga ana tjetër janë edhe lojtarët që vazhdojnë të shkaktojnë probleme e polemika, mjafton të përmendim rastin e fundit të Paul Pogba.

Por, mesa duket telashet nuk kanë të mbaruar dhe nga Arabia vijnë lajme negative. Cristiano Ronaldo ka vendosur të nisë një process gjyqësor kundër Juventusit me portugezin që kërkon pagën e padhënë nga klubi në kohën e COVID-19. Bëhet fjalë për një shifër që shkon deri në 19.9 milionë euro me Ronaldon që nuk pret dhe kërkon të marrë atë që i takon.

Pagat u shndërruan në një problem për Juventus gjatë periudhës së pandemisë me drejtuesit që pretenduan se gjetën një marrëveshje me lojtarët për t’i ulur ato apo edhe për ta shtyrë në kohë kalimin e tyre. Por, pas Dybalës që gjeti një marrëveshje me drejtuesit për tre milionë euro, tashmë është Cristiano Ronaldo që nuk ka ndërmend të falë asnjë cent. /Supersport

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.