No menu items!

Telefonata që ndryshoi gjithçka – Ferguson e bindi Ronaldon që të mos e pranojë Manchester Cityn dhe të kthehej në shtëpi

Rikthimi i Cristiano Ronaldos te Manchester United është zyrtarizuar me Juventusin që ka pranuar ofertën për lojtarin, i cili nënshkruan për dy sezone me “Djajtë e Kuq”, duke fituar 25 milionë në vit.

Sipas shtypit anglez, gjithçka është arritur falë intervenimit të Sir Alex Ferguson, trajnerit historik të Manchester United, i cili e kishte marr portugezin si adoleshent, duke e kthyer në njërin prej lojtarëve më të mirë në botë.

Ferguson e telefonoi Cristiano Ronaldon mëngjesin e sotëm, pasi mësoi se sulmuesi ishte afër nënshkrimit me rivalin e qytetit, Manchester City.

Ronaldo ishte kthyer në një legjendë gjatë gjashtë sezoneve që ai ishte aty. Kjo është arsyeja pse ish-trajneri nuk mund të lejonte që CR7 të luante për Cityn dhe e ka bindur lojtarin të kthehej në atë që ishte shtëpia e tij Në këtë mënyrë, Ferguson vazhdon të ndihmojë klubin e dashur të tij.

Marrëdhënia mes të dyve ka qenë shumë e mirë që kur trajneri skocez i vuri sytë tek ai në 2003. Në verën e po atij viti, Cristiano do të vendosej nën urdhrat e Ferguson në Manchester United, pasi pagoi 19 milionë euro te Sporting Lisbona.

Dëshmi e miqësisë së tyre të madhe është edhe vizita që Cristiano Ronaldo i bëri Sir Alex Ferguson në 2018.

Ai përfitoi nga një udhëtim që bëri në Mançester për të vizituar ish-trajnerin e tij, i cili sapo i është nënshtruar një operacioni të vështirë. /Telegrafi/

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.