No menu items!

Temperaturat javën e ardhshme deri në 37 gradë, apelohet për kujdes për fëmijë e të moshuar

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë javës së ardhshme pritet të mbajë mot i kthjellët dhe me diell

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin në mes 10 dhe 17 gradë, ndërsa maksimalet midis 28 dhe 37 gradë Celsius.

“Apelojmë për kujdes të shtuar ndaj rrezeve të diellit, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat me ndjeshmëri ndaj temperaturave të larta”, thuhet në njoftim.

Të hënën, temperaturat maksimale do të lëvizin nga 29 deri në 33, kurse të martën nga 28 deri në 32 gradë Celsius.

“Të mërkurën moti parashihet me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 16°C, ndërsa maksimalet do të lëvizin ndërmjet 29 deri 33°C. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3 m/s”.

“Të enjten, moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht mbi relievin malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 16°C, kurse maksimalet do të arrijnë nga 31 deri në 35°C. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga verilindja”, thuhet në njoftimin e IHMK-së, transmeton Klankosova.tv.

Kurse, e premtja do të jetë dita më e nxehtë e javës, ku temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 në 18 gradë, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin midis 32 dhe 37 gradë Celsius.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.