Për të 25 herë me radhë deputetët e kuvendit do të mblidhen sot në përpjekje për konstituim të kuvendit. E deputeti Faton Peci para fillimit të seancës tha se pret reflektim nga partitë opozitare
Çdo herë vijmë me shpresën që dicka ka levizur nga kampi opozitar. E vërteta është që qytetarët presin që ne me ofru zgjidhje. Nuk është që ne nuk kemi bërë lëvizje në këtë drejtim. Ndërsa do të kemi levizje kur të kemi reflektim nga partitë politike, që deri sot kanë refuzuar ta aprovonin komisionin përmes të cilit mund të hyjmë në pikën tjetër të rendit të ditës, që është procedimi i kandidatit për kryetar të kuvendit”, tha ai