No menu items!

Tentativa e 29-të sot, a do të kemi konstituim të Kuvendit?

Pas gati dy muaj ngecjesh dhe dështimesh, sot në ora 11:00 do të mbahet tentativa e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Seanca është thirrur në përpjekje për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe për të hedhur hapin e parë drejt krijimit të institucioneve pas zgjedhjeve të 9 shkurtit

Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit ka mbetur bllokuar për shkak të mospajtimeve mes partive politike. LVV e cila ka dalë fituese në zgjedhjet e shkurtit nuk po arrin të sigurojë shumicën e nevojshme.

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e NISMA janë kundër emrit të propozuar për kryetar të Kuvendit.

Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa kanë hedhur gjashtë herë në votim Albulena Haxhiu dhe në mungesë të

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë mbrëmë përmes një statusi në Facebook se edhe seanca e sotme do të përfundojë pa epilog.

Ai ka insistuar në krijimin e një Qeveria të Unitetit, për çka ka thënë se do të dal me një agjendë 15 pikëshe, me një platformë konkrete bashkëpunimi.

Në rast se edhe kjo tentativë dështon, vendi mund të përballet me krizë të thelluar institucionale dhe potencialisht me shpërbërje automatike të Kuvendit

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.