No menu items!

Tentativa e dytë e Osmanit për dalje nga ngërçi – takim “kokë më kokë” me liderët politikë, sot nga mëngjesi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të tentojë për herë të dytë të ndikojë në zhbllokimin e ngërçit politik në të cilin ka hyrë vendi pas dështimve për konstituim të Kuvendit.

Ajo ka ftuar në takim liderët e partive politike në përpjekje për të gjetur një rrugdalje nga bllokada që po vazhdon tash e disa muaj.

E para e vendit ka planifikuar dy ditë takime me liderët e partive politike në vend.

Ditën e parë takimet i ka rezervuar për partitë politikë shqitare, ndërsa të enjten, Osmani i pret në takim liderët e partive nga minoritetet.

Të gjithë liderët e partive politike i janë përgjigjur pozitivisht takimit të thirrur nga presidentja Osmani, raporton IndeksOnline.

Ndryshe nga hera e parë, këtë herë Osmani do t’i takojë ‘veç e veç’ liderët e partive.

Takimet janë planifikuar të nisin ditën e mërkurë në ora 10:00 dhe do të përfundojnë në ora 16:00, për të vazhduar edhe ditën e enjte.

Të parin në takim do ta pres kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, për të vazhduar pastaj me Memlin Krasniqin, Lumir Abdixhikun dhe Ramush Haradinajn.

Partitë politike ende nuk po arrijnë pajtim për konstituimin e Kuvendit, edhe pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që obligon përfundimin e këtij procesi brenda 30 ditësh.

Kushtetuesja vendosi të enjten se seanca konstituive e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës duhet të përfundojë më së largu për 30 ditë.

Megjithatë, partitë kanë dhënë interpretime të ndryshme rreth këtij vendimi dhe as takimi i kryetarit të VV-së, Albin Kurti, me liderët e partive të tjera të shtunën nuk solli ndonjë rezultat. /Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.