No menu items!

Tentim vrasje në Viti – dy persona në pranga të Policisë

Një rast i rëndë është regjistruar sot në komunën e Vitisë, ku dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për përfshirje në një tentim vrasje. Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, gjatë incidentit është përdorur armë zjarri, duke rrezikuar jetën e viktimës si dhe sigurinë e të tjerëve në vendin e ngjarjes.

Për shkak të natyrës së rrezikshme të veprës, rasti po trajtohet gjithashtu edhe si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Hetimet janë ende në zhvillim, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur motivet dhe rrethanat e sakta të incidentit.

Detaje shtesë priten të konfirmohen nga institucionet përkatëse./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.